Rama: Marrëveshja çon drejt njohjes përfundimtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Rama thotë se kjo marrëveshje është vazhdim i rrugës drejt “njohjes përfundimtare”, transmeton REL.

Kryeministri i Shqipërisë, Rama ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”.

 

Kryeministri shqiptar po ashtu ka folur për iniciativën e një Shengeni rajonal, e cila ishte kundërshtuar nga autoritetet në Kosovë, por e cila, sipas tij, po bëhet falë “Amerikës mike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button