Në 21 vjetorin e policisë u shpallën heronj policët e rënë në detyrë

Policia e Kosovës sot ka shënuar 21 vjetorin e themelimit të saj si një ndër institucionet e para në vend.

Në nder të kësaj dite, Presidenti i Kosovës  ka shpallur heronj të Kosovës, policët e vrarë gjatë kryerjes së detyrës  duke idekoruar  me titullin ” Hero i Kosovës”.

Në ceremoninë e organizuar nga Policia, ishin të pranishëm familjarët e policëve të vrarë, përfaqësueses nga presidenca,  Ministri i Punëve të Brendshme , Agim Veliu, si dhe ambasdor dhe përfaqësues të huaj, transmeton Kallxo.com.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Reshat Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë pasqyrë e vendit.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës për gjithë këto vite kanë qenë pasqyrë e shtetit të Kosovës në të gjitha pikë kalimet kufitare dhe në secilën pjesë tjetër të vendit duke punuar 24 ore 7 ditë në javë”, tha Qalaj.

Ai ka vazhduar duke kujtuar pjestarët e rënë të Policisë së Kosovës dhe ka theksuar se familjet e tyre do të jenë gjithmonë pjesë e saj.

“Ne i kujtojmë ata si frymëzim, përkushtim dhe devotshmëri në shërbim të vendit deri në flijim. Anëtaret e familjeve tuaja janë dhe do të jenë gjithmonë anëtar të familjes së secilit pjesëtar të Policisë së Kosovës.  Policia është një familje e madhe ku aty hynë zyrtaret policor nga e gjithë bota, sepse të jesh zyrtar policor do të thotë të jesh pran dhe me qytetarin, dhe në luftë të vazhdueshme me krimin dhe keqbërësit”, tha tutje drejtori i Policisë së Kosovës.

Me 30 janar të këtij viti, polici i njësisë Speciale të Kosovës, Sami Thaçi kishte humbur jetën gjatë bastisjes së një shtëpie në Zhur të Prizrenit duke çuar në 21 numrin e policëve të vrarë me uniformën e Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button