Filipçe: Test që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut premtoi se do të bëhet test që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Në Klinikën për pulmologji dhe alergologji do të prezantohet testi që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona ose jo”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se ky aparat gjithashtu do të vendoset edhe në Klinikën për sëmundje ngjitëse, duke sqaruar se përmes saj do të detektohen edhe viruset tjera te pacienti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button