fbpx

Thaçi, Mustafa dhe Pacolli e mirëpresin marrëveshjen

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë që sot u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, transmeton KlanKosova.

Thaçi ka falënderuar Trumpin për angazhimin në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump 🇺🇸🇽🇰 Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë

Mustafa ka falënderuar Kryeministrin Hoti për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës.

”Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim, në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.
Faleminderit, President Tramp!”.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë që kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Postimi i plotë në Facebook:

“E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë me SHBA si palë garantuese për normalizimin të marrëdhënieve ekonomike. Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit. Unë dhe AKR e përshëndesim lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell për këtë arritje historike”, theksoi thuhet ndër të tjera Pacolli.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close