Kontrolle financiare në Komunën e Gostivarit në lidhje me punësimet

Puna financiare e komunës së Gostivarit këto ditë kontrollohet nga policia financiare dhe organe tjera inspektuese. Lëndë e kontrollit ishin punësimet në komunë dhe shpenzimi i parave për të punësuarit. Inspektorët veçanërisht janë interesuar për të punësuarit me kontrata.

Kryetari i komunës, Arben Taravari e konfirmoi informacionin dhe përmendi se bëhet fjalë për selektim dhe presion të pushtetit qendror, ndaj udhëheqësisë së vetëqeverisjes lokale.

Taravari theksoi se si institucion nuk janë kundër kontrolleve të organeve shtetërore, por është kategorik se nuk duhet të ketë qasje selektuese.

“Në këtë mënyrë qeveria e vazhdon “luftën në hije” me udhëheqësin e komunës së Gostivarit dhe me këtë i mbyll dyert për bashkëpunim institucional. Në vend që t’i zgjidhin aferat e shumta për zhvatje, privatizime, malverzime dhe të veprojnë sipas rekomandimeve të Pribesë, ata vijnë në Gostivar. Tek ne ka 109 të punësuar, ndërsa në Tetovë 550 dhe atje nuk kontrollohen. Na pengon ai selektim dhe mendoj se në një mënyrë të tillë duan të na frikësojnë”, tha Taravari, transmeton MIA.

Ai potencoi se inspektuesit i kanë marrë të dhënat dhe informacionet e nevojshme dhe mendon se ky është obligim i tyre, ndërsa nëse kanë vërejtje ose zbulojnë parregullsi, është i gatshëm të mbajë përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button