RMV, Një autobus i djegur “bëri një shëtitje” në autostradë, nuk ka të lënduar as viktima

Një autobus bosh, i ndërmarrjes nga Shtipi “Kit-go”, ka shpërthyer vetvetiu në zjarr  në autostradën Milladinovci-Shtip afër lokalitetit Krushicë. Në autobus kishte qenë vetëm shoferi, i cili ishte përpjekur të fikte zjarrin, por pa sukses. Duke qenë se autobusi kishte marrë flakë në një tatëpjetë, duke qenë në flakë nga lokacion, ku kishte shpërthyer zjarri, kishte shkuar disa qindra metra më poshtë, ku e ka goditur bankinën dhe ka shkaktuar një zjarr të vogël në një arë në afërsi. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar as viktima në këtë fatkeqësi, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Aktualisht nuk dihet arsyeja për të cilën autobusi ka marrë flakë sot. Zjarri ka filluar nga motori, e më pas e ka kapluar pjesën tjetër të automjetit, konfirmojnë  nga Ministria e Brendshme për aksidentin e autobusit.

Ka një vit e gjysmë që “Meta.mk” e ndjek vazhdimisht temën për flotën e automjeteve që përdoren për transportin e udhëtarëve në vend me autobusë. Të dhënat e Drejtorisë së doganave të RMV-së çdo vit tregojnë se numri i automjeteve, të përdorura, të importuara nga jashtë me të cilët bëhet transporti i udhëtarëve është disa herë më i lartë se blerja e autobusëve që janë prodhim i ri. Vjetërsia mesatare e autobusëve, sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistika, që qarkullojnë në vend për vite është rreth 18 vjeç.

Vetëm tre ditë më parë, Ministria e Brendshme informoi se gjatë një aksioni për kontroll në territorin e SPB Tetovë, Veles dhe Shtip për vetëm pesë orë, kishte zbuluar 52 shkelje të ndryshme në automjetet që kryenin transportin publik të udhëtarëve. Defekte në frena, timon, pajisjet e ndriçimit, pajisjet dhe pjesë të tjera të automjeteve u gjetën në autobusë, minibusë dhe taksi, ndërsa ishin gjetur edhe automjete pa kontroll teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button