Në mesditë qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Me tubim të shkurtër protestues para selisë së EVN-së në Gostivar, një grup i qytetarëve shprehën pakënaqësi kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës. Organizatorët e protestës, grupi i tifozëve “Katrioti”, protestën e pestë me radhë e lokalizuan në hapësirë më të vogël nga qendra për kulturë e deri në qendrën shfrytëzuese energjetike Gostivar të EVN-së, transmeton MIA.

Selajdin Abdulli nga Lëvizja “Rezistenca” nga fshati Çegran në emër të organizatorëve të protestës kërkon që EVN-ja ta rritë numrin e vendeve pagesore dhe sporteve për pagesën e llogarive dhe t’i hapë ekspoziturat në vendet tjera të banuara.

Abduli në fjalim u bëri thirrje bashkëqytetarëve nga pjesët tjetra të Maqedonisë së Veriut të përfshihen në këto protesta dhe të kundërshtojnë çmimin e energjisë elektrike.

Tubimi dhe ndërtesa ishin të siguruara me forca të përforcuara të policisë dhe kaloi pa incidente.

Sot, si mbështetje e protestuesve ishte edhe Arijanit Xhaferi nga Këshilli organizativ i protestave në qytetin e Tetovës, duke theksuar se në periudhën në vijim presioni do të orientohet ndaj Kuvendit, nga i cili varen dy nga katër kërkesat e tyre: shpërbërja e Komisionit rregullator për energjetikë dhe formimi i trupit të pavarur i cili do të ketë rol për t’i kontrolluar shërbimet e kompanive energjetike të cilat i japin qytetarët.

Mes protestuesve ishte edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari me disa bashkëpunëtorë të cilët thanë se si qytetarë japin mbështetje protestave.

Gjithashtu sot pasdite do të protestohet edhe në qytetin e Shkupit dhe Tetovës.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button