fbpx

AAK-ja s’pajtohet me një pikë të marrëveshjes me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është duke u pajtuar me marrëveshjen për të cilën janë dakorduar delegacioni i Kosovës me Serbinë në Washington, shkruan Tv21.

Në një përgjigje për Kohën deputeti i kësaj partie, Gazmend Syla, ka thënë shkurt se AAK-ja nuk pajtohet me një nga pikat e marrëveshjes.

Duke mos specifikuar se për çka bëhet fjalë, Syla ka thënë se “asnjë pjesë e territorit të Kosovës nuk do të lejojmë të menaxhohet nga dikush tjetër”.

“Ne nuk i bëjmë presion askujt. Ne vetëm qëndrojmë në mbrojtje të kushtetutshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button