Komunat e RMV deri më 10 shtator duhet t’i përgjigjen Ministrisë së Arsimit për modelin e mësimit në shkollat e tyre

Deri më 10 shtator komunat, si themelues të shkollave, duhet t’i përgjigjen  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për modelin e mësimit në shkollat e tyre dhe të aplikojnë për prani fizike, ndërsa MASH dhe komisioni qeveritar do t’u japin leje nëse plotësohen kushtet.

Ato që nuk kanë kushte, do të organizojnë online mësim. Paralelisht me kushtet për mësim me prani, përmirësohen edhe kushtet teknike për mësim të pandërprerë nga distanca përmes sigurimit të internetit të shpejtë dhe stabil. Bëhet fjalë edhe për tejkalim të problemit me përgatitje të nxënësve nga familjet me rrezik social për çka do të kërkohet vendim edhe nga kompanitë përgjegjëse shoqërore.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në deklaratën për mediat të dhënë pas takimit me kryetarët e komunave, tha se një pjesë e shkollave janë të gatshme për mësim me prani fizike sipas protokolleve shëndetësore dhe dorëzojnë kërkesë për leje, shkollat tjera përgatiten për mësim online për të cilën përgatitet platformë kombëtare. Test-versioni i platformës është i gatshëm dhe së shpejti do të prezantohet në opinion. Ajo do të jetë e thjeshtë për shfrytëzim “, tha Carovska, dhe të gjithë mësimdhënësit do të trajnohen dhe do të kenë qasje.

“Sipas planit kemi fleksibilitet dhe kombinim të mësimit sepse diku atë e lejojnë kushtet, ndërsa në momente tjera dhe gjendjen shëndetësore të nxënësve ose të mësimdhënësve duhet ta kemi parasysh. Gjerësia e këtij plani jep mundësi dhe pikërisht për atë sot bisedojmë me kryetarët e komunave për gatishmërinë e tyre”, deklaroi Carovska dhe përsëriti se bëhet fjalë për proces dinamik dhe se modelet për mësim mund të ndërrohen gjatë vitit shkollor në varësi të ndërrimit të gjendjes epidemiologjike dhe sipas udhëzimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, njofton MIA.

Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së Petre Shilegov potencoi se në kushte të jashtëzakonshme nuk mundet të ketë zgjidhje të përkryer, por duhet të gjendet vendim mjaft i mirë për fillim të vitit, përkatësisht fillim optimal sipas mundësive teknike dhe materiale të komunave, me plotësim të obligimeve që ata i kanë, para se gjithash, në respektimin e protokolleve për siguri të shëndetit të nxënësve.

“Komplekse është çështja edhe për atë se në vetë komunat jo gjithkund janë të barabarta kushtet në shkolla që të mund të plotësohet në tërësi Plani i sjellur për fillim të mësimit nga 1 tetori. Për atë duhet t’i sqarojmë të gjitha paqartësitë që i kemi te komunat tona, si themelues të shkollave, dhe nga ana tjetër MASH si organizues i procesit arsimor”, tha Shilegov.

Planin e miratuar ka vendim edhe për fëmijët e sëmurë kronik dhe për mësimdhënësit e sëmurë kronik të cilët, siç tha Carovska, do të mund ta mbajnë mësimin prej në shtëpi në vend se në shkollë, ndërsa nëse bëhet fjalë për mësim me prani fizike, do të mund të përfshihet kuadër plotësues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button