Një 2-vjeçar nga Shuto Orizarja është mbytur në një kanal për ujitje në Gradsko

Një 2-vjeçar nga Shuto Orizarja, mbrëmë është mbytur në një kanal për ujitje në afërsi të Gradskos, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

“Më 3 shtator, rreth orës 20:00 në SPB Veles është paraqitur se në vendin e quajtur “Ramnishte”, në afërsi të fshatit Çiçevë e Poshtme, Komuna Gradsko, në kanal të hapur për ujitje është gjetur i mbytur një fëmijë 2-vjeçar i Shuto Orizares së Shkupit. Mjeku nga Gradsko ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës”, tha Verolub Dodeski, zëdhënës i SPB Veles.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Shkup. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, pas së cilës do të dihen detajet në lidhje me atë se si fëmija është mbytur në kanalin e hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button