Mensur Idrizi dhe Burim Sadiku shumë afër Renovës

Dy futbollistët e formacionit bazë të skuadrës futbollistike Drita e Bogovinës, Mensur Idrizi dhe Burim Sadiku janë shumë pranë zyrtarizimit të një marrveshjeje me skuadrën e Renovës për gjashtë mujorin e ardhshëm futbollistik në LPFM.

Nga burime të afërta me futbollistët, Portalb mëson se marrveshja mes Renovës dhe sulmuesit gjegjësisht mesfushorit të Dritës tashmë është punë e kryer.
Detajet për marrveshjen akoma nuk dihen, por pritet që ditën e Hënë lajmi të bëhet publik për mediat. 

Idrizi dhe Sadiku tashmë i bashkangjiten listës së 4 futbollistëve që këtë stinor janë larguar nga Drita duke pasur parasysh se ditë më parë largimin kanë konfirmuar edhe Krstev, Zeadini, Çelik dhe Radonjiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button