Tetovë, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, EVN-së iu hodh një thes me para (VIDEO)

Sot për herë të pestë me radhë mijëra banorë të Tetovës janë mbledhur të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Marshi protestues filloi nga “Sheshi Iliria” dhe u ndal para ndërtesës së EVN-së, njofton Portalb.mk. Protestuesit ngritën telefonat me dritën e lëshuar duke bërtitur “HAJDUTË” dhe “EVN Mafia”. 

Arjanit Xhaferi nga Këshilli Organizativ i Protestës tha se protestojnë kundër kompanive dhe autoriteteve. Ai tha se në mënyrë simbolike kanë sjellë një thes me para për kompaninë siç e quajti ai, zhvatëse. Ai dhe Krenar Osmani po ashtu organizator, e hodhën thesin e parava para dyerve të kompanisë që menaxhon me energjinë elektrike “EVN”.

“Kemi mbledhur para sa kemi mundur dhe jua kemi sjellur hajdutëve! Skemi çfarë ju sjellim më shumë, vetëm dhe gjakun tua japim. Ka ngelur që të shesim organet e trupit, që t’i ngopim këta.” tha ai.

Këto janë 4 kërkesat e qytetarëve për KRRE-në, Qeverinë dhe Kuvendin.1) Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%.2) Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve; dhe të ulë TVSH-në nga 18% në 5%
3) Kuvendi i RMV-së të çaktivizojë (zhbëjë) Komisionin Rregullator Energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;
4) Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.

Ndryshe, përfaqësuesit e nismës “Mjaft më” e cila mbajti disa protesta për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike me datë 02.09.2020 mbajtën konferencë shtypi në të cilën theksuan se kompanitë energjetike duan t’i njollosin aktivitetet e tyre.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 04.09.20

Protesta u mbajtën në Gostivar dhe në Shkup.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 04.09.20
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 04.09.20

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button