Carovska: Të rinjtë janë partneri ynë në krijimin e politikave të suksesshme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot është takuar me përfaqësuesit e kuvendeve universitaro – studentore. Në takim është biseduar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe arsimin e tyre cilësor, por edhe për përforcimin e bashkëpunimit mes MASH-it dhe kuvendit të studentëve, si dhe në përgjithësi me të gjithë të rinjtë në shtet, njofton Portalb.mk.

“Ministrja Carovska theksoi se studentët dhe të rinjtë do të jenë njëri nga partnerët kyç në ministri për krijimin e politikave të suksesshme me të cilat do të krijojmë arsim bashkëkohor dhe cilësor, por edhe do të punojmë në përmirësimin e jetës dhe standardit të të rinjëve”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ndërkohë, përfaqësuesit e studentëve theksuan se bashkëpunimi është i mirëseardhur dhe se presin përfshirje aktive të të rinjve në krijimin e të gjitha politikave të rëndësishme në shtet, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button