Gjykata i ka marrë pasaportën investitorit të objektit para QT “Mavrovasja”, rasti në fazën e hetimit

Gjykata Penale në Shkup ka pranuar propozimin e Prokurorisë për marrjen e pasaportës së investitorit të objektit pa leje para QT “Mavrovasja”, Mevludin Aliti, pasi prokuroria miratoi urdhër për procedurë hetimor kundër Alitit.

Nga kjo gjykatë kanë konfirmuar për Portalb.mk se, me rekomandim të Prokurorisë Publike, janë ndërmarrë masa preventive.

“Kishte propozim nga Prokuroria për masa preventive, marrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe obligim që të paraqitet në gjykatë dhe ajo u pranua nga gjykatësi i procedurës paraprake”, deklaruan nga gjykata.

Ndërkohë, nga Prokuroria Publike thanë për Portalb.mk se rasti është akoma në fazën e hetimit dhe më pas, në fazën vijuese, do të dihet se si do të veprohet.

“Tani në këtë fazë gjithçka që kemi kemi publikuar, është hapur hetim. Në bazë të atij hetimi janë kërkuar masat për garancë. Aktakuza është në fazën vijuese, duhet të përfundojë hetimi që të shohim se çfarë do të tregojë hetimi.

Prokuroria Themelore Publike dy ditë më parë miratoi urdhër për hapje të procedurës hetimore kundër Alitit, për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale – Ndërtim pa leje sipas nenit 244 – a paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Objekt pa leje “Fontana”

I dyshuari, gjatë muajve qershor dhe korrik, në cilësinë e investitorit, ka ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 330m2 para QT “Mavrovasja” në Shkup, pa marrë miratim për ndërtim nga organet kompetente.

“Me qëllim që të sigurohet prezenca e të dyshuarit gjatë rrjedhës së procedurës, prokurori publik kompetent sot i ka propozuar gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup për përcaktimin e masave të kujdesit – ndalesë për lëshim të vendbanimit, obligim që të paraqitet herë pas here në Gjykatën Themelore Penale Shkup, marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit apo dokumenteve të tjera për kalim të kufirit shtetëror, përkatësisht ndalesë për nxjerrjen e dokumentave të reja”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Rrënimi i objektit te Q.T. Mavrovasja, Fontana

Ndërkohë, sot është dita e tretë që po vazhdon rrënimi i objektit në fjalë. Gjatë dy ditëve të kaluar, makineritë e NP “Rrugët e Maqedonisë” kanë punuar në mënyrë intensive, por kanë arritur që të rrënojnë vetëm disa shtylla dhe pjesë, por jo edhe tërësisht objektit, për shkak të materialit të fortë me të cilin është ndërtuar objekti.

Rrënimi i objektit nga ana e kësaj ndërmarrje, po bëhet me vendim të Qeverisë, pasi Komuna e Çairit pas disa tentimeve, dështoi që të gjente pronarin si dhe kompani që do ta realizonte rrënimin.

Nga ana tjetër, pronari pretendon se ka leje për ndërtim të objektit. Në deklaratën që dha të mërkurën për herë të parë para mediave paraqiti sërë dokumentash, mes tjerash edhe vendimin e marrë nga Komuna e Çairit për pastrimin e parcelës që ndërtohet tani, si fletëpronësi nga Qyteti i Shkupit për parcelën, vendimin e komunës për legalizimin e njërës parcelë dhe nga parcela tjetër me elaborat.

“Nuk janë të sakta informatat se nuk kam qenë në dispozicion për policinë, mundeni lirisht t’i pyesni se ditën e parë kur kanë ardhur kam qenë këtu, ua kam dhënë dokumentet nga krimi financiar për objektin. Është e saktë se iu kam shmangur mediave, por këtë e kam bërë sepse vlerësoj se biznesi im provat nuk është lëndë e interesit publik. Ndërtoj me elaborat dhe projekt, thirrem në nenin 76, Ligji për ndërtim, por është e dukshme se ligjet dhe procedurat nuk janë të mjaftueshme. Vetëm për taksa dhe komunale i kam paguar Qytetit të Shkupit mbi 4,7 mln denarë për legalizimin. Politika ka rrënuar më herët do të rrënojë edhe tani”, deklaroi Aliti.

Avokati i Alitit, Agron Alimi, pretendon se, sipas ligjit për ndërtim, për rinovim të objektit nuk ka nevojë për leje për miratim të ndërtimit, vetëm dorëzohet projekt për rinovim. Ai po ashtu tha se kanë informuar komunën në lidhje me çështjen e rinovimit, por prej atje nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Aktvendimi për largimin e objektin nga ana e inspektorëve të autorizuar të Komunës së Çairit është lëshuar më 10 korrik, megjithatë gjatë kontrolleve të kryera dhe tentimeve për ta dorëzuar aktvendimin, inspektorët pretendojnë se kanë takuar në objekt vetëm punëtorët, të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi për ta pranuar aktvendimin.

Komuna e Çairit shpalli thirrjen e parë për gjetjen e një operatori për rrënim të objektit në fund të muajit korrik, por në të nuk është paraqitur askush. Në këtë mënyrë, komuna është detyruar që të vazhdojë tentimet duke shpallur edhe thirrjen e dytë më 6 gusht ku po ashtu nuk pat të interesuar.

LEXO: NP “Rrugët e Maqedonisë” filloi sot rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”, pronari pretendon se objekti ka leje, Visar Ganiu nuk u shfaq sot para gazetarëve

LEXO: Po rrënohet objekti pa leje te QT “Mavrovasja” (VIDEO)

LEXO: Zaev: Qeveria miratoi vendimin për rrënimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja”

LEXO: MPB ngriti padi penale për ndërtim paleje para QT Mavrovasja, Zaev: Sot vendoset se si do të veprohet me këtë objekt

LEXO: Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”

LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë

LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”

LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button