Deri në fund të vitit do të jetë gati draft-ligji për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje

Eksperti i angazhuar i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (ZKBSH) këtë muaj do ta dorëzojë versionin e parë të analizës së zbatimit të Ligjit për Përgjegjësi Civile për Ofendim dhe Shpifje, informojnë për Meta.mk nga Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Në periudhën e kaluar janë realizuar intervista me gjykatës nga Gjykata Civile e Shkupit dhe Gjykata Themelore e Velesit, me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, a janë mbajtur edhe mbledhje me Këshillin e Etikës në Mediat e Maqedonisë.

Nga Ministria sqarojnë se intervistat e realizuara kanë qenë të rëndësishme për punimin e analizës, a ka qenë e pamundësuar të mbahen ë herët për shkak të gjendjes me virusin korona. Pasi të arrijë versioni i parë i analizës së ekspertit, Ministria e Drejtësisë do të japë komentet e saj. Pas marrjes së analizës, në këtë ministri do të formohet edhe grup punues i cili do të punojë në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Përgjegjësi Civile për Ofendim dhe Shpifje, a mbledhjet janë të planifikuara të fillojnë të mbahen në tetor.

“Varësisht prej vëllimit të ndryshimeve (ajo që do të propozohet në analizë) do të varet edhe afati për përgatitjen e ligjit. Megjithatë presim që drafti i ligjit të jetë gati deri në fund të vitit pas së cilës do ta publikojmë në REVN për komente”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në periudhën e kaluar disa herë kanë kërkuar që procesi i miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Përgjegjësi Civile Ofendim dhe Shpifje të fillojë sa më shpejtë, pasi që vendi ynë ka marrë obligim që t’i miratojë që në vitin 2018-të.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button