U nënshkrua marrëveshje për kompensim të depozitave të Bankës Eurostandard, së shpejti do të fillojë pagesa

Depozitat deri në 5,000 denarë do të paguhen në para të gatshme, ndërsa të gjitha shumat më të mëdha do të transferohen në llogari transaksioni që do t’iu hapet qytetarëve në vend, njofton Portalb.mk.

Fondi për sigurim të depozitave njoftoi sot se është nënshkruar marrëveshje me bankat për kompensimin e depozitave të siguruara nga Banka Eurostandard, e cila më 12 gusht e humbi licencën për punë.

Gjatë ditëve në vijim, Fondi do të informojë depozituesit përmes mediave për datën e saktë të fillimit të pagesës së depozitave të siguruara në banka dhe për orarin e depozituesve sipas bankave. Certifikatat për pronësi të depozitës do të lëshohen drejtpërdrejt në bankat – që do të realizojnë pagesën, kur depozituesi tël vjen në bankë për të ushtruar të drejtën e kompensimit, me çka do të shmangen pritjet.

Bankat do t’i paguajnë fondet vetëm pronarit të llogarisë/përfaqësuesit ligjor/kujdestarit të shënuar në vërtetim, duke bashkangjitur dokumente të vlefshme identifikimi. Në rast të pengesës, pagesa do t’i bëhet ndonjë personi i cili do të ketë prokurë (autorizim) të verifikuar te noteri.

Fondi i Sigurimit të Depozitave informon se gjatë pagimit të kompensimit, do të jetë e vlefshme prokura që depozituesi e ka lëshuar më parë të disponuar me mjetet nga depozita në Bankën Eurostandard.

Lidhur me shumën e fondeve që do t’u kthehen depozituesve, nga Fondi theksojnë se kjo do të jetë shuma bazë e depozitës, shuma e interesit të akumuluar dhe të përllogaritur të akorduar dhe interesit që s’ka arritur deri më 12 gusht, 2020, kurse në rast se depozituesi ka detyrime ndaj bankës, shuma totale e depozitave zvogëlohet me shumën e detyrimeve totale të klientit ndaj bankës.

Afati i fundit për pagimin e kompensimit është 36 muaj nga dita e fillimit të pagesës. Pas kësaj periudhe, qytetarët që nuk kanë arritur të ushtrojnë të drejtën e tyre, do të mund ta bëjnë këtë përmes Fondit për sigurim të depozitave.

Nëse shuma e kompensimit është deri në 5,000 denarë, në ato raste pagesa mund të bëhet me para të gatshme, nëse depozituesi nuk ka hapur një llogari transaksioni në bankën –që e bën pagesën.

Por, nëse kjo shumë është mbi këtë shumë, atëherë pagesa e fondeve do të bëhet përmes një llogarie transaksioni të depozituesit në bankën–që e bën pagesën. Nëse depozituesi nuk ka llogari të hapur transaksioni në bankën –që e bën pagesën, atëherë kjo do të bëhet në përputhje me rregulloret ligjore.

Në rast se depozituesi ka bllokada aktive, të regjistruara në Regjistrin e vetëm të llogarive të transaksionit, atëherë banka nuk do të paguaj mjete për kompensim dhe do të hapë një llogari transaksioni, në emër të depozituesit, nga e cila do të bëjë transferim të fondeve të kompensimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button