Athina kundërshtoi NATO-n: Informacioni për bisedimet me Turqinë s’kanë lidhje me realitetin

Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord për të filluar bisedimet për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, ka ardhur dhe një reagim nga Athina, transmeton ABC.

Sipas burimeve diplomatike të mediave greke, informacioni që ka dalë në lidhje me bisedimet e pretenduara teknike në NATO-s, nuk korrespondojnë me realitetin.

“Ne kemi siguruar Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se do të punojmë për krijimin e mekanizmave në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet por me kusht që Turqia të tërheqë menjëherë të gjitha anijet turke nga territori grek”, mësohet të ketë thënë për mediat greke, një burim diplomatik.

LEXO: NATO: Greqia dhe Turqia do të fillojnë negociatat mbi krizën në Mesdhe

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, me anë të një reagimi zyrtar, deklaroi se Turqia dhe Greqia kanë pranuar të ulen së bashku për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor, deklaratë e cila me sa duket mohohet nga Athina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button