RMV, Ndryshimet ligjore në arsimin fillor dhe të mesëm, Qeveria shqyrtoi propozim-ligjet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e dytë shqyrtoi propozim-ndryshimet e propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk. Ndryshimet e propozuara do të përqendrohen në parandalimin e përhapjes së virusit korona në hapësirat e shkollës.

“Me propozim të MASH-it, sot janë shqyrtuar edhe Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat do të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së”, raporton Qeveria.

Propozimet planifikojnë organizimin e punës së shkollave gjatë kohës së epidemisë, si rregullimi i hapësirave, distancën 1,5 metra, bazuar në rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Gjithashtu, në këtë seancë u miratuan edhe Protokollet për veprimin e shkollave të mesme në të cilat zhvillohet arsimi professional dhe praktikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e mësimit praktikë me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 1 shtator në seancën e parë formoi Komisionin që do të vendosë për ndonjë shkollë të caktuar se a do të ndjekë mësimin me prani fizike apo online, nëse paraprakisht parashtrohet një kërkesë e tillë. Ndërkohë, MASH njoftoi se po punohet për përgatitjen e një platforme për zhvillimin e procesit arsimor online.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar nxënësit e shkollave të mesme protestuan në Shkup, duke filluar nga objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri te objekti i Qeverisë së RMV-së, kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar. Gjithashtu,  protestuan edhe nxënësit gjimnazistët e Strumicës, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar protesta tjera. Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar. Këto iniciativa janë përkrahur edhe nga Megjashi.

Sipas ligjeve në fuqi, shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator në shkolla, ndërsa propozimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar. Një propozim të tillë për fillimin e mësimit nga 1 tetori, e propozoi edhe kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev. Në gazetën zyrtare më 27 gusht është publikuar vendimi i zv.ministres së arsimit dhe shkencës, Elizabeta Naumovska, për nisjen e mësimit më 1 tetor.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button