Data për zgjedhjet parlamentare, Rama nesër në Presidencë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pranuar ftesën e Presidentit të vendit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ftoi palët politike për t’u konsultuar mbi përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Euronews Albania raportoi se shefi i mazhorancës do shkojë nesër në orën 11:00 në ambientet e presidencës.

Në takim kryeministri Rama do të shoqërohet nga sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjithashtu edhe Partia Demokratike e ka pranuar ftesën e të parit të Republikës, ndërsa në takim pritet të paraqitet vetë z. Basha.

Me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor, të miratuara me konsensus në këshillin politik dhe të votuara në parlament, periudha zgjedhore do të jetë nga 15 prill, deri në 15 maj.

Presidenti i vendit, Ilir Meta është shprehur gjatë konferencave të tij të përjavshme se është gati të dekretojë si datë zgjedhjesh të dielën e parë brenda kësaj periudhe, që përkon me datën 18 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button