fbpx

Alioski: Dua Evropianin me Maqedoninë e Veriut

Ezgjan Alioski, mesfushori me origjinë shqiptare i cili aktivizohet te Leeds United skuadër që këtë vit do të luajë në Premier League, por në të njëjtën kohë është edhe një titullar i Maqedonisë së Veriut, në një intervistë nga grumbullimi me kombëtaren ka theksuar se synimi i tij është të kualifikohet në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut, transmeton SS.

Alioski shtoi se skuadra e tij e respekton Kosovën, por edhe ata duhet ta respektojnë Maqedoninë e Veriut dhe se kjo ndeshje nuk luhet për politikë.

“Dëshira ka qenë që me Leedsin të ngjitemi në Premier League, synim të cilin e arritëm dhe tashmë më mbetet të shkoj në Evropian me Maqedoninë e Veriut. Në ndeshjen kundër Kosovës do të jap maksimumin nga vetja. Synimi im është që me Maqedoninë e Veriut të arrij diçka historike, siç është kualifikimi në Evropianin që mbahet vitin tjetër. Kemi gjasa të mira për kualifikim në këtë ngjarje. Nuk duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. Është ndeshje që duhet disiplinë dhe respekt. I respektojmë, por edhe ata duhet të na respektojnë neve, sepse është vetëm sport, nuk luajmë për politikën që ka ndodhur para shumë vitesh. Edhe Maqedonia e Veriut ka shumë shqiptarë, nuk ka lidhje se kush do të shkojë në fund në Evropian, le të shkojë më i miri”, u shpreh Alioski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close