RMV, u prezantua protokolli për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe prezantoi sot protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, miratuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, me të cilin mundësohet realizimi i procesit nën masa të posaçme për preventivë nga përhapja e koronavirusit në kopshtet të cilat duhet të hapen javën e ardhshme.

Protokolli, theksoi FIlipçe, përfshin plan të aktiviteteve dhe veprimeve që kanë të bëjnë me vetë institucionin, kuadrin edukues përkujdesës dhe prindërit e fëmijëve të cilët do të vizitojnë kopshtet.

“Para hapjes së institucioneve nev ojitet të bëhet dezinfektimi i hapësirës dhe oborreve në kopshte, të pastrohen dhe dezinfektohen dhe ajo procedurë tashmë është në rrjedhë nga ana e komunës apo qendrës adekuate për shëndet publik, vendosen posterë edukativ me rekomandime për aktivitete preventive në vende dalluese. Secili institucion duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme për pajisje personale mbrojtëse: maska dhe dorëza për të punësuarit, mjete për mirëmbajtje të higjienës personale, për dezinfektim të të punësuarve dhe të hapësirës dhe detyrimisht të ketë termometër pa kontakt për matje të temperaturës trupore. Dezinfektimi i hapësirave, dyshemeve, mjeteve është i domosdoshëm në çdo dy orë gjatë ditës, e detyrueshme është ajrosja e hapësirave në pajtim me kushtet e motit”, tha Filipçe, njofton MIA.

Qëndrimi i fëmijëve, sqaroi, duhet të organizohet në mënyrë në të cilën do të evitohet kontakti i ndërsjelltë i grupeve të ndryshme edukuese, të vendosur në hapësira të veçanta në pajtim me mundësitë, ndërsa lojërat rekomandohet të organizohen sa më shumë të jetë e mundur në ambient të hapur kur moti e lejon këtë dhe në grupe të vogla.

Ai tha se nevojitet të bëhet dezinfektim i përditshëm i mjeteve transportuese me të cilat distribuohet ushqimi nga kuzhina kryesore deri te objektet e tjera, personat të cilat dërgojnë ushqim detyrimisht duhet të mbajnë maska dhe dorëza, ushqimi për fëmijë duhet të lihet para hapësirës për aktivitete, ndërsa fëmijët duhet të hanë në të me dezinfektim paraprak të duarve dhe të tryezave.

Ministri theksoi se secili kopsht duhet të emërojë persona sipas mundësisë mjekësorë për kontakt me qendrën kompetente për shëndet publik dhe nëse fëmija gjatë qëndrimit zhvillon temperaturë të rritur do të izolohet në hapësirë të posaçme ku kujdeset përkujdesësja nga grupi i tij, ndërsa personi përgjegjës i emëruar menjëherë e njofton prindin të vijë në kopsht.

Potencoi se epidemiologu bën vlerësim të rrezikut dhe mundësi eventuale për zgjerim të infektimit në grup apo tërë kopshtin me çka fëmijët, mësuesja dhe përkujdesësja nga grupi edukues ku ka qëndruar fëmija eventualisht pozitiv si kontakte të afërta sipas vlerësimit do të shkojnë në izolim shtëpiak.

“Fëmija i cili ka qenë i dyshimtë se është pozitiv me virusin, ndërkaq për të cilin me testim është dëshmuar se është negativ vazhdon ta vizitojë kopshtin me vërtetim nga mjeku amë. Është jashtëzakonisht me rëndësi të bëjmë gjithçka për ta ruajtur shëndetin e më të vegjëlve dhe të mos lejojmë të përhapet virusi në kopshtet dhe në familjet e fëmijëve. Kyçe është të respektohen protokollet nga të gjithë faktorët. Është e domosdoshme t’u qaset fëmijëve në mënyrë në të cilën ata do të kuptojnë se e mbrojnë veten, shokët e vet dhe familjet e veta”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button