BE: Greqia të veprojë në përputhje me ligjin për çështjen e emigrantëve

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Adalbert Jahnz, tha se ata presin që autoritetet greke të veprojnë në përputhje me ligjin, pas deklaratave se Greqia ka kthyer mbrapsht 10 mijë refugjatë këtë vit në Detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përditshme për shtyp, Jahnz, u përgjigj ndaj pyetjes lidhur me deklaratën e ministrit grek të Detarisë, Yiannis Plakiotakis, se këtë vit kanë shtyrë mbrapsht mbi 10 mijë emigrantë dhe refugjatë në det.

Jahnz rikujtoi se mbrojtja e kufijve të jashtëm është nën përgjegjësinë e vendeve anëtare në kuadrin e ligjeve të BE-së. “Dhe kjo do të thotë se çdo masë që zbatohet duhet të jetë në përputhje me të drejtat themelore dhe ligjet e BE-së për strehimin”, shtoi ai.

Duke theksuar se autoritetet kombëtare duhet të zbatojnë këto përgjegjësi, Jahnz tha më tej që njëra prej detyrave të komisionit të BE-së është të ndjekë zbatimin e ligjeve të unionit.

Pasi u shpreh se në kufijtë mes Turqisë dhe Greqisë është një “situatë komplekse dhe e vështirë” që i intereson jo vetëm Greqisë por edhe të gjithë BE-së, Jahnz, bëri vlerësimin:

“Në këtë kuadër presim që autoritetet greke të veprojnë në përputhje me ligjin. Në rastin e shkeljes së ligjit, si kthimit (shtyrja mbrapsht) autoritetet kombëtare duhet të kryejnë një hetim për të nxjerrë të vërtetat dhe të ndjekin çdo shkelje të ligjit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button