fbpx

Futbollisti i famshëm rezultoi me koronavirus, së bashku me 2 lojëtarë të skuadrës

Neymar është midis tre lojtarëve të Paris-Saint-Germain që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit, por “ndihet shumë mirë”. Lajmin e ka konfirmuar Sky Sports News, shkruan Class.

PSG ka dhënë fillimisht lajmin, pa bërë të ditur identitetin e tre lojtarëve dhe ka thënë se skuadra do të vazhdojë të testohet rregullisht gjatë ditëve të ardhshme. Sezoni i vonuar i PSG-së në Ligue 1 është planifikuar të fillojë më 10 shtator.

“Tre lojtarët @PSG_English janë konfirmuar pozitivë pas një testi Sars CoV2 dhe kanë kaluar nëpër protokollet e duhura shëndetësore.Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të testohen gjatë ditëve të ardhshme,” -shkruante në një postim në Twitter klubi francez.

Gazeta sportive franceze L’Equipe raporton se treshja sapo është kthyer nga pushimet në Ibiza të Spanjës dhe tani do të jenë në karantinë për shtatë ditë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close