Rusi, 114 viktima dhe 4.955 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.009.995 ndërsa bilanci i viktimave në 17.528, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.955 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 1.009.995 ndërsa me 114 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 17.528.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 826.935 me 5.766 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 24 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 690 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 264.374 ndërsa me 13 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.857.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të KonsumatoritRusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 307 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 37.4 milionë.

Rusia rifillon fluturimet edhe me 3 vende të tjera

Në një deklaratë nga qeveria ruse, mësohet se është marrë vendimi për rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare edhe me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Republikën e Maldiveve. Sipas kësaj, drejt Kajros do të realizohen 3 fluturime në javë dhe dy herë në javë në Dubai dhe në Maldive.

Ndërkohë rritet në 4 numri i fluturimeve të cilat zhvilloheshin një herë në javë drejt Zvicrës.

Rasti i parë me COVID-19Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button