Fileto pule të pjekura në furrë me hudhër dhe djathë

Mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj.Ai është i pasur në proteina dhe vitaminë B6 të cilat janë të domosdoshëm për shëndetin, shkruan Agroweb.org.

Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetshme e pulës dhe rekomandohet të përdoret rregullisht, sidomos duke zëvendësuar mishin e kuq.

AgroWeb.org sot ju sugjeron një recetë shumë të thjeshtë dhe të shëndetshme që përgatitet lehtë.

Receta ka të bëjë me pjekjen e filetove të lyera me gjalpë me hudhër, erëza e djathëra.

Kjo recetë është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë dhe për t’u kombinuar me perime të ndryshme të shëndetshme.

Ju sjellim më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të provuar vetë në shtëpi këtë recetë me shije fantastike.

Fileto Pule Të Pjekura Në Furrë Me Hudhër Dhe Djathë

Përbërësit:

120 gramë gjalpë,

4 thelpinj hudhër të grirë hollë,

75 gramë thërrime buke,

40 gramë djathë kaçkavall

200 djathë pice i grirë imët.

Treçerek luge çaji me majdanoz të thatë,

Treçerek luge çaji me rigon të thatë,

Treçerek luge çaji me piper të zi pluhur

Një lugë çaji me kripë

8 fileto pule të holla

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 180 gradë.

Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni gjalpin.

Kur ai të jetë nxehur, shtoni hudhrën dhe kaurdiseni në temperaturë të ulët për 5 minuta.

Në një enë tjetër përzieni thërrimet e bukës, djathërat, majdanozin, rigonin, piperin dhe kripën.

Më pas, secilën filetë lyejeni me gjalpin me aromë hudhre dhe më pas në masën e erëzave dhe thërrimeve të bukës.

Vendosini filetot e pulës në një tepsi dhe gjalpin e mbetur me hudhër hidhjani sipër.

Piqini filetot në furrë për rreth 30 minuta, ose deri sa lëngjet e saj të jenë shteruar plotësisht e pula të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Këtë pjatë mund ta shoqëroni me perime furre ose me sallatë me barishte të egra si spinaqi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button