RMV ka plan të hapen 80% të kapitujve deri në vitin 2024

Kryemistri i Maqedonisë së Veriut ,Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ljupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit së bashku me disa anëtarë të tjerë të Qeverisë,sot mbajtën brifing në mëngjes me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij Zaev, duke prezantuar prioritetet strategjike në mandatin katërvjeçar,  tha se mandati i kaluar i Qeverisë bëri një kthesë të plotë në politikën e jashtme të vendit, hapjen dhe mbylljen e kontesteve me dekada me fqinjët, anëtarësimi në NATO dhe filloi procesin e transformimit për aderim në BE.

“Ky mandat do ti kushtohet reformave themelore në të gjithë shoqërinë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që kriza me virusin korona i ka sjellë, por përsëri do të jemi tërësisht të fokusuar në reformat në gjyqësor, ndërtimin e një ekonomie të re të transformuar, mbrojtje të ambientit jetësor dhe përmirësimin e standardit jetësor për të gjitha kategoritë e qytetarëve në vendin tonë”,deklaroi Zaev.

“Kemi plan të hapim 80% të kapitujve deri në vitin 2024, për të ndërtuar një strukturë negociuese të fuqishme me pjesëmarrje të të gjithë aktorëve, krijimin e programit buxhetor për bisedimet me BE-në. E përforcojmë personelin kadrovik dhe do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për kapacitet me qëllim e implementimit të IPA3”, shtoi Zaev.

Zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, para ambasadorëve i prezantoi prioritetet e kabinetit të tij.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në emër të Bashkimit Evropian i përcolli pritjet për reforma të shpejta dhe cilësore dhe theksoi se partnerët evropian të Maqedonisë së Veriut mbeten vazhdimisht të përkushtuar në ndihmën për vendin për të kapërcyer pasojat që dolën nga pandemi dhe angazhimet reformuese të Qeverisë së re.

Ambasadorët i përcollën edhe urimet e qeverive të tyre, si dhe pritjet për bashkëpunim të mëtejshëm intensiv si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button