MMJPH: Filloi procedura për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se ka filluar procedura për miratimin e Projektligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur në kategorinë II – Park Kombëtar, transmeton Portalb.mk.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se, shpallja e një pjese të Malit Sharr si zonë e mbrojtur në kategorinë Parku Kombëtar do të mundësojë promovimin e mbrojtjes, ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore dhe rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar (me rreth 2.1%), pra nga ato aktuale 8.9% në 11%. Kjo do të kontribuojë në avancimin e zbatimit të Objektivave Aichi të Konventës mbi diversitetin biologjik (CBD) dhe konventave të tjera të ruajtjes (Bern, CITES, Bon, Ramsar, etj.), progres në përmbushjen e objektivave dhe veprimeve të Strategjisë kombëtare për ruajtjen e natyrës me Planin aksional për periudhën (2017-2027) dhe Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit me Planin aksional për periudhën (2018-2023).

“Bazuar në Studimin, MMJPH përgatiti Informacion mbi nevojën e shpalljes së një pjesë të Malit Sharr si zonë të mbrojtur në kategorinë Park Kombëtar dhe ia paraqiti atë për mendim njësive të vetëqeverisjes lokale, institucioneve përkatëse shtetërore dhe Qeverisë së RMV-së. Qeveria në Seancën e dyzet e nëntë, të mbajtur më 5 maj, 2020, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin, miratoi Vendimin mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur në kategorinë II – Park Kombëtar dhe e obligoi MMJPH-në të zhvillojë një debat publik mbi propozimin, të përgatisë aktin përfundimtar për shpalljen (Ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si Park Kombëtar) dhe të paraqesë propozimin përfundimtar në Qeveri”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të dhënat e procesit, ministia njoftoi se mund të gjenden në këtë adresë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button