Osmani – Byrnes: Vazhdon thellimi i partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes. Osmani gjatë takimit theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në thellimin e partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, tanimë e zgjeruar edhe me partneritetin në Aleancën Veriatlantike, shkruan Portalb.mk.

“Anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një vlerësim i asaj që tashmë është arritur, por është gjithashtu një shtysë e fortë për transformimin e thellë të mëtejshëm të shoqërisë, në pritje të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke potencuar vendin si një partner të fuqishëm dhe të sinqertë të SHBA-së në rajon, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ambasadorja Byrnes ia uroi ministrit Osmani marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në punën e tij, duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme të Qeverisë amerikane për vazhdimin e agjendës sonë të reformave, duke iu referuar edhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, të pëforcuar më tej edhe përmes lidhshmërisë në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button