Roli i njeriut në realitetet e mëdha

Aspak nuk është për t’u çuditur për fuqinë, rolin dhe rëndësinë e njeriut në formësimin e realiteteve të reja.
Njeriu është faktori kryesor për shkrimin e historisë, ndërtimin e qytetërimeve dhe kultivimin e kulturave të ndryshme. Poashtu gjatë historisë faktori “njeriu” ngriti inkucizionet – (lexo më tepër “Komploti Botëror” nga Nikola M. Nikolov… Kur u pat vendosur inkuizicioni në Spanjë në shekullin XV, dominikanët u ngarkuan me zbatimin e tij. Inkuizitor i parë kryesor në Spanjë ka qenë dominikani Tomas de Torkmad – i njohur për nga zbatimi i tmerreve dhe terroreve).

Jo, edhe lehtë për njerëzimin, gjithë ato komplote dhe dënime bëheshin për të ekzekutuar njerëz, shpesh herë të pafajshëm (bi gajri hak). Historia e kësaj drame vazhdon sot e kësaj dite në vende dhe forma të ndryshme.
Në një moment historik pat një përpjekje për të bërë copy-paste njeriun duke përdorur “metodën dhe teknikën” e klonimit, por fatmirësisht pasuksesshëm u përmbyll kjo çmenduri.

Njeriu ka krijuar dhe u ka dhënë formë edhe shumë qytetrimeve/civilizimeve duke filluar prej te ma i thjeshti deri në kohët moderne. Poashtu si rezultat i zhvillimit të njerëzimit janë kultivuar dhe përparuar kultura të ndryshme.

Çdo moment historik paraqet një rast të rëndësishëm për t’i dhënë formë ndonjë realiteti qoft subjektiv apo objektiv. Çështja e zhvillimit të njerëzimit është si puna e baticës dhe zbaticës në bregun e detit.
Herë zhvillim të hatashëm si në aspektin teknik, teknologjik, industrial, kulturor, zhvillimor, qytetëror, material, human/njerëzor dhe herë rrënim të gjithë asaj që është zhvilluar dhe arritur në aspekte të ndryshme.

E fundit që ka të bëj dhe ndikon drejpërdrejt në ngadalësimin, moszhvillim, ngecje dhe ndalim të avansimit, mirëqenies dhe kualitetit të jetesës është situata pandemike si rezultat i virusit “bio – politik” të quajtur korona.

Përsëri del në pah humbja e misionit për të cilin është krijuar dhe ka ardh në këtë botë qenia njeri.

Shpeshherë është ngatruar, apo më mirë shprehur e ka ngatëruar njeriu mision me diç tjetër.
Misioni i njeriut është të rregulloj dhe jo të shkatërroj, të afroj dhe jo të largoj, të mbylli dhimbje dhe jo të hapi dhimbje të reja, të shëroj dhe jo të hapi plagë, të kontribuoj në mirëqenie sociale dhe për siguri dhe jo të përhapi frigë dhe jostabilitet. Ne, gjithësesi jemi njerëzor por qëllimet duhet me qenë të larta, të shenjta me të cilat arrijmë kënaqësinë hyjnore dhe në asnjë moment të dëmshme dhe djallëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button