fbpx

Stacionet hekurudhore në Tetovë, Gjevgjeli dhe Shkup po rikonstruohen, në stacionet janë reduktuar udhëtarët

Tre stacionet hekurudhore në Tetovë, Gjevgjeli dhe Shkup është parashikuar që këtë vit të sanohen me mjete financiare të siguruara nga Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë. Në Tetovë është në rrjedhë rikonstruimi i tërësishëm i objektit të stacionit, me të cilën do të rinovohen pritoret, biletaria, tualetet dhe hapësirat e tjera në kuadër të stacionit hekurudhor, ndërsa është parashikuar që të sanohet edhe fasada, dritaret dhe dyert, shkruan Meta, trasnmeton Portalb.mk.

Nga ndërmarrja publike momentalisht punojnë edhe në hidroizolimin në kuadër të stacionit kryesor hekurudhor në Shkup, kështu që më në fund duhet të zgjidhet problemi me rrjedhën e ujit dhe lagështisë që paraqiten në hapësirat e këtij objekti.

Për realizimin e këtyre dy projekteve për rikonstruim janë ndarë mjete financiare prej rreth 430.000 euro. Financa shtesë janë planifikuar dhe për ndërtimin e objektit të stacionit hekurudhor në Gjevgjeli, që është përfshi në programin vjetor për punë të Ndërmarrjes Publike, por për këtë projekt së fundmi ka dështuar tenderi i shpallur për zgjedhjen e kompanisë. Punimet ndërtimore të stacionit hekurudhor do të fillojë sa po të zgjedhet kompania.

Në ndërkohë, Ndërmarrja Publike për infrastrukturë hekurudhore ka nënshkruar marrëveshje për pastrim të stacionit kryesor hekurudhor në Shkup, si stacionet në Veles, Tetovë dhe Shkup – Transport mallrash. Me marrëveshjen e nënshkruan me kompaninë “Sted komerc” prej rreth 11.500 euro duhet t’i vihet fund tualeteve të papastra, pritoreve, biletarive dhe hapësirave të tjera të këtyre stacioneve hekurudhore, për të cilat kanë reaguar shumë herë udhëtarët në të kaluarën.

Dhe përderisa nga kjo ndërmarrje punojnë në krijimin e kushteve minimale për udhëtim normal të qytetarëve me tren, në stacionet hekurudhore ka çdo ditë e më pak udhëtarë. Nga stacionet hekurudhore në Tetovë vitin e kaluar kanë udhëtuar vetëm 3000 udhëtarë, ndërsa stacioni hekurudhor në Gjevgjeli në vitin 2019 ka pasur 21.000 udhëtarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Në Shkup gjatë vitit të kaluar me tren kanë udhëtuar vetëm 245.000 udhëtarë. Arsyeja për këtë është numri i vogël i trenave që qarkullojnë në vend, në këtë mënyrë relacioni Shkup – Kërçovë – Shkup këtë vit ka qarkulluar me vetëm një tren në ditë, ndërsa mes Shkupit dhe Gjevgjelisë ka dy trena në 24 orë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close