fbpx

Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga ana e Prokurorisë Speciale për Kosovën

Intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga ana e Prokurorisë speciale për krime të luftës në Kosovë, që filloi dje paradite në hapësirat e misionit juridik ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, EULEKS, pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Intervistimi i parë i Ahmetit filloi dje në orën 9:30 dhe zgjati deri në orën 18:00, kur ai u largua nga selia e EULEKS-it, me ç’rast nuk dha deklaratë për mediumet. Deri më tani nuk kakurfarë informata lidhur me intervistën, as nga Ahmeti, as ndërkaq nga organet ndërkombëtare të hetuesisë para të cilave ai dha deklaratë.

Edhe pse tani për tani nuk ka paralajmërime zyrtare, as nga lideri i BDI-së, as nga Dhomat e specializuara për Kosovën, siç është emri zyrtar i gjykatës, sipas praktikave të deritanishme të Prokurorisë speciale, pritet intervista të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas mediumeve kosovare, si dhe sipas disa mediumeve ndërkombëtare, Ahmeti është thirrë nga Gjykata ndërkombëtare, selia e së cilës është në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit, si një nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që nga themelimi i saj dhe pjesëmarrës aktiv në luftën e Kosovës në vitin 1998-99.

Dhomat e specializuara për Kosovën, që në opinionin kosovar njihen si “Gjykata për UÇK-në”, i udhëheqin prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë.

Ftesë nga Prokuroria speciale, në cilësinë e të dyshuarve dhe dëshmitarëve për krime kundër popullatës civile shqiptare dhe serbe në Kosovë gjatë dhe pas luftës së fundit me Serbinë, sipas informatave të deritanishme, kanë marrë mbi 300 ish-udhëheqës dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe dy nga themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Hetimet, siç është paralajmëruar, janë koncentruar në krim e të supozuara në periudhën prej janarit të vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close