Merkel: Kanë dashur ta heshtin Navalnin

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se dikush donte të heshte liderin e opozitës ruse Aleksei Navalnin, i cili është në koma në një spital në Berlin.

Qeveria gjermane komunikoi më herët sot se, bazuar në testet e gjakut të Navalnit, kishte dëshmi të pakundërshtueshme se ai ishte helmuar nga agjenti nervor Noviçok.

Në një konferencë për shtypi në Berlin, Merkel tha se për të është befasues lajmi për atentatin në tentativë me helmim ndaj Navalnit.

“Aleksei Navalni u bë viktimë e një sulmi me agjentin nervor “Noviçok”. Në mostrat e tij është konfirmuar prania e këtij helmi dhe kjo është përtej çdo dyshimi”, tha sot Merkel, transmeton MIA.

Ajo shtoi se është konfirmuar se Navalni është viktimë e një krimi, njoftoi Tass.

“Ata donin ta detyronin atë të heshte”, tha kancelarja gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button