SHGM e dënon sjelljen e papërshtatshme të ITKSH-së ndaj gazetës “Koha”

Instituti ka botuar një artikull në ueb faqen e tyre dhe në profilet e rrjeteve sociale me titull “Gjuha antisemite e gazetës KOHA është e frikshme!”, në të cilin akuzohen gazetarë dhe redaktorë si dhe bashkëbiseduesit e tyre në tema të caktuara lidhur me artikuj që kanë të bëjnë me punën e Institutit. Artikulli, i cili më vonë u botua edhe nga disa media të tjera, akuzoi gazetën “Koha” se po punon për të prishur imazhin e institucionit publik, duke shtuar se “gazeta Koha do të bëhet një kontejner i reagimeve antisemitike”.

“Brengos fakti që në kohë të fundit drejtorët e institucioneve publike përdorin resurset e tyre për t’u llogaritur publikisht me media që vëzhgojnë në mënyrë kritike punën e tyre. Instituti për Trashëgiminë Kulturore Shpirtërore të Shqiptarëve si një institucion publik kombëtar duhet të japë një shembull se si të kultivohet një marrëdhënie profesionale me gazetarët dhe mediat dhe të mos përpiqet t’i diskreditojë ato që vet institucioni ka vendosur t’i konsiderojë si joetike”, thonë nga SHGM.

Prandaj, ata kërkojnë nga Drejtori Skender Asani t’i kërkojë falje publike gazetës “Koha” dhe në këtë mënyrë të tregojë se ai ka tolerancë ndaj kritikave publike.

“Nëse në të ardhmen drejtori Asani konsideron se ndonjë medium nuk ka raportuar në mënyrë etike për tema që ndikojnë në punën e Institutit, ai ka mundësinë të paraqesë një ankesë tek organet vetërregulluese të mediave ose të përdorë të drejtën e tij ligjore për të kërkuar korrigjim dhe mohim. Në të kundërt, do të lihet përshtypja se ai ka tendencë të bëjë presion në punën e mediave dhe kështu përpiqet t’i dekurajoj ato që të interesohen për punën e ITKSH-së”, shtojnë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button