Fundjavën pa TVSH që e paralajmëroi qeveria paraprake për fund të gushtit do ta pret rregulloren nga qeveria e re

Fundjavë pa TVSH në dyqane do të ketë, por nuk dihet kur. Nga Qeveria thonë që kjo masë ekonomike do të realizohet kur të përfundojë procedura ligjore dhe kur të përpilohet rregullorja.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski më 17 maj duke e prezantuar pakon e tretë të masave ekonomike për ballafaqim me korona krizën, tha që do të përfshijë fundjavë pa tatim të vlerës së shtuar (TVSH) për të gjithë qytetarët. Një ditë më vonë nga ekipi ekonomik i Qeverisë arsyetuan që fundjava pa TVSH do të realizohet deri në fund të muajit gusht ose fillim të shtatorit kur të ulet intensiteti i koronavirusit, transmeton SDK.

Ky premtim do të realizohet sipas terminit të paralajmëruar, mirëpo nga Qeveria thonë që punojnë në realizimin e projektit përkatësisht nga dita e parë e konstituimit, Qeveria e re është në komunikim dhe koordinim me institucionet kompetente për realizim “Fundjavë pa TVSH”.

“Pasi të përfundojë tërë procedura ligjore për realizim të masës ‘Fundjavë pa TVSH’ dhe të përcaktohet rregullorja, për arsye se ajo që do të blihet do të jetë pa TVSH, opinioni menjëherë do të informohet. Një nga prioritetet e Qeverisë është ekonomi e re zhvillimore, që do të mundësojë rritje dhe zhvillim dinamik të ekonomisë së vendit si dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve. Masa ‘Fundjavë pa TVSH’ rezultoi nga monitorimi i krizës shëndetësore-ekonomike. E njëjta është nga masat e planifikuara antikrizë, nëpërmjet çmimeve më të ulëta për qytetarët të stimulohet konsum i zmadhuar, ndërsa me atë edhe rritje e të ardhurave që do të shpërndahen në ekonominë e Maqedonisë”, u përgjigjën nga Qeveria.

Siç ishte paralajmëruar në maj, qytetarët, përmes kësaj mase, me çmime më të ulëta pa TVSH në dyqane do të mund të blejnë teknikë të bardhë, garderobë, mobile, sanitari, pajisje dhe libra shkollorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button