Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Përfaqësuesit e nismës “Mjaft më” e cila mbajti disa protesta për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike sot mbajtën konferencë shtypi në të cilën theksuan se kompanitë energjetike duan t’i njollosin aktivitetet e tyre.

Arijanit Xhaferi vlerëson se reagimi qytetar  bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, transeton MIA.

“Prej më parë ishin bërë përpjekje të ndryshme nga ana e këtyre kompanive që të njolloset vullneti qytetar dhe organizimi i këshillit organizues.  Nga burime të brendshme  në këto kompani energjetike  na vijnë informata se përgatisin skenarë që të humbet besimi i njerëzve në këshillin organizues. Një nga skenarët që ata duan të na atribuojnë është djegia e nënstacioneve  në disa  qytete të vendit. Kjo bëhet me qëllim që të defokusohet  qëllimi ynë i pastër dhe të shkaktohet pakënaqësi  te njerëzit  nga nisma. Por duhet ta dinë se këto skenarë nuk do të “pinë ujë” te njerëzit, ata bëjnë përpjekje të paraqesin një realitet tjetër  të imagjinuar nga ajo që qytetarët e dinë, ndërsa ato janë  fakturat e larta  nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, theksoi Arijanit Xhaferi.

Kjo nismë sërish të premten paralajmëron marsh protestues, këtë herë nga sheshi i qytetit në Tetovë deri në objektin e kompanisë energjetike EVN Maqedoni.

LEXO MË SHUMË NË LINQET MË POSHTË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button