Hidrocentral për Kosovën në territorin shqiptar

Shqipëria do të lejojë ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e saj, i cili do të prodhojë energji për Kosovën, transmeton Klan.

Hidrocentrali synon të rritë sigurinë energjetike në Kosovë, e cila 90% të burimeve të energjisë i ka nga qymyri, ndërsa 90% e prodhimit të energjisë në vendin tonë është nga uji.

Burime zyrtare për televizionin Klan thanë se projekti i ndërtimit të një hidrocentrali për vendin fqinj do të zyrtarizohet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në mes të këtij muaji.

Mbledhja në qytetin e Shkodrës së kabintetit Rama – Hoti do t’i hapë rrugë po ashtu edhe firmosjes së marrëveshjes për nisjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një linje hekurudhore Tiranë – Prishtinë.

Ky projekt vjen disa muaj pasi pala kosovare ka firmosur një marrëveshje të ngjashme për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Beograd.

Një pikë tjetër dikutimesh do të jetë edhe funksionimi i pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Aktualisht Prishtina zyrtare nuk ka miratuar vendimin për të autorizuar zhdoganimin e mallrave në Shqipëri, por kamionët duhet të udhëtojnë përmes një sistemi tranzit dhe të zhdoganohen në Kosovë.

Pjesë e marrëveshjeve që do të firmosen janë edhe njohja e përbashkët e çertifikatave të produkteve bujqësore, diplomave dhe lejeve të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button