Këshilltari i BDI-së dhe vëllai i tij akuzohen për dhunë nga Prokuroria

Prokuroria themelore publike në Ohër ka dorëzuar në Gjykatën themelore të Ohrit aktakuzë kundër vëllezërve Useini, transmeton Portalb.mk. Prokuroria gjithashtu kërkoi nga gjykata përgjegjëse zgjatjen e paraburgimit për të dyshuarit.

“PTHP-Ohër sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën themelore në Ohër ndaj dy personave, vëllezër të moshës 45 dhe 48 vjet, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale-Dhunë, sipas paragrafit 3 nga neni 386 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga prokuroria.

Prokuroria raportoi se më 18 gusht, rreth orës 11:30, të dyshuarit pas një bisede, kanë ushtruar dhunë ndaj një personi në hotel Junik në Ohër.

Përndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe vëllai i tij kanë ofruar nga 10 mijë euro si garancion për t’u liruar nga paraburgimit. Kjo kërkesë ishte refuzuar nga prokuroria.

Ata janë në paraburgim në Ohër, kishin raportuar nga MPB-ja, pas akuzave për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjykata e Ohrit kishte caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij akuzohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër.

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Useini. Ai është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button