Tetë orë para prokurorëve për luftën e UÇK-së, përfundoi intervistimi për Ali Ahmetin

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përfunduar pas tetë orësh intervistimin nga prokurorët e specializuar në Kosovë në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndërtesën e EULEX, e cila shfrytëzohet si dhomë për të intervistuar ata që ftohen nga specialja dhe që nuk mund të udhëtojnë për në Hagë, Ahmeti hyri në 09:30 të mëngjesit dhe doli në 17:30 të pasdites.

Korrespondentja e Euronews Albania nga Kosova raporton se intervistimi i tij pritet të vijojë ditën e nesërme, gjatë orëve të para  të mëngjesit.

Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, por ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete.

Ndryshe, Ahmeti sot dhe nesër duhet të dëgjohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë. Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button