fbpx

Bllokada në deponinë Rusino do të zgjasë edhe dhjetë ditë

Trau në rrugën lokale që qon nga Gostivari deri në deponinë rajonale Rusino do të jetë e lëshuar edhe dhjetë ditë. Mbeturinat komunale nga komuna e Gostivarit përsëri do të vazhdojë të sillen në deponinë pasi shumica e kërkesave të iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” ishin përmbushur, transmeton MIA.

Mbeturinat nga komunat tjera në deponi nuk sillen që nga fillimi i gushtit.

Nga Iniciativa Qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” konfirmuan se në ndërkohë janë realizuar disa takime dhe është biseduar për gjendjen. Vendimi i aktivistëve ekologjikë është që të ketë bllokadë edhe dhjetë ditë.

“Mbetemi në kërkesën tonë themelore mbylljen e deponisë Rusino. Presim në ndërkohë edhe përgjigje nga komunat tjera te të cilat janë dërguar kërkesat tona dhe institucionet të japin zgjidhje të mundshme për problemin. Kërkesat tjera të cilat u dërguan në Komunën e Gostivarit janë përmbushur dhe presim që këto ditë të arrijmë marrëveshje për kujdestari të vazhdueshme nga shërbimi i rojës”, thotë Anastasia Dukoska nga iniciativa “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”.

Ajo theksoi se zgjidhja për Rusinon është komplekse dhe kërkon angazhim më të madh të shtetit. Theksoi se nuk do të heqin dorë nëse nuk marrin garanci të forta për lokacion të ri për deponinë.

Pas bllokadës njëjavore në fillim të gushtit, pushteti lokal arriti marrëveshje të përkohshme për lëshimin e kamionëve me mbeturina që të parandalohet grumbullimi i mbeturinave komunale në qytet dhe lagjet përreth. Në ndërkohë të gjitha kërkesat të cilat aktivistët ekologjikë i dërguan në Komunën e Gostivarit janë realizuar.

Nga iniciative theksojnë se në bllokadën do të mbesin edhe në ditët e ardhshme dhe me listë nga NP “Komunalec” do ta kontrollojnë sjelljen e mbeturinave.

Trau në rrugën lokale kah Rusino është lëshuar nga 2 gushti dhe prej atëherë nuk lëshohen kamionët me mbeturina nga komunat tjera. 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close