Sulm vandal mbi hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi

Hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi kanë qenë shënjestër e sulmit të ri vandal, në të cilin u thyen xhamat në hyrje dhe u hodh një letër me porosinë e turpshme “Një zog i zi ka fluturuar, Pljevlja do të jetë Srebrenicë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeimami i mexhlisit në Pljevlja, Samir Kadribashiç për AA tha se sulmi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar ndërsa policia po kryen hetime.

“Erdha në mëngjes dhe pashë se policia ishte aty dhe se xhamat në hyrje të lokaleve të Bashkësisë Islame ishin thyer. Kjo është me të vërtetë përtej çdo mase. Nuk e di se çfarë do të dalë kjo, por frikësohem të mos hasë në ndonjë reagim edhe nga këto palë tjera dhe të mos shkaktojë kaos”, tha Kadribashiç.

Duke theksuar se në Pljevlja më askush nuk ndjehet i sigurtë, Kadribashiç tha se kjo situatë nuk është e rrezikshme vetëm për boshnjakët por edhe për të tjerët.

“I thash kryeshefit të policisë se atë do ta konsiderojë përgjegjës nëse e gjithë kjo nuk zgjidhet”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button