UNSHM: Të fillojë aplikimi i mësimit të kombinuar, në të kundërtën do të bojkotojmë mësimin online

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në reagimin e sotëm përmes një komunikate, ka thënë se dy kërkesat e tyre mbetën akoma pa përgjigje. Kërkesa e parë ka të bëjë me atë që nxënësit e shkollave të mesme të njihen si partnerë i barabartë në vendimmarrje, njofton Portalb.mk.

UNSHM po ashtu, kërkon nga Ministria e Arsimit që të zbatoj modelin e mësimit të kombinuar gjatë këtij viti shkollor.

“E dyta është kërkesa më thelbësore – mësimi i kombinuar, model që nënkupton ndarjen e klasave në dy grupe. Njëri grup e ndjek mësimin fizikisht, tjetri në internet. Grupet bëjnë rotacion në periudha të caktuara kohore. Sidoqoftë, qeveria njeh vetëm dy modele: onlajn dhe fizike. Prandaj, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të vazhdojë të komunikojë me institucionet në mënyrë që të përmirësohen protokollet aktuale, si dhe zhvillim të protokolleve për mësim të kombinuar (blendedlearning). Ne sinqerisht shpresojmë që propozimet e Unionit do të pranohen”, thuhet në kumtesë.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në takimet me institucionet, si dhe para mediave, doli me disa kërkesa në lidhur me vitin e ri shkollor. Pas shumë takimesh me përfaqësues të qeverisë, si dhe pas protestës së djeshme të suksesshme për mësimdhënie të kombinuar, disa prej kërkesave të tyre janë pranuar siç është, kërkesa për qasje të decentralizuar. Sipas planeve të Qeverisë, secila shkollë do të jetë në gjendje, përmes themeluesit të saj (komuna, qyteti i Shkupit ose shteti), të shprehet për modelin e mësimdhënies që do të ndjekë. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga komisioni i sapo formuar.

Nga ky union informuan se, aktivitetet rreth çështjes së vitit akademik 2020-2021 do të vazhdojnë derisa të pranohen të gjitha kërkesat. Ata këmbëngulin që të fillojë aplikimit të mësimit të mirëfilltë të kombinuar, përmes përmirësimit dhe zhvillimit të protokolleve, në të kundërtën, siç kanë paralajmëruar, do të bojkotojnë mësimin online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button