Institucionet shtetërore kanë blerë 392 vetura të reja, për të cilat kanë shpenzuar 8.1 milionë euro

Institucionet shtetërore brenda dy vjet e gjysmë, sipas  hulumtimit të fundit nga Qendra për komunikime civile, kanë blerë 392 automjete të reja për pasagjerë, për të cilët ata kanë shpenzuar 8.1 milion euro, njofton Portalb.mk.

“Një e katërta e automjeteve të reja të blera janë më të shtrenjta se 30 mijë euro. Shumicën e automjeteve të reja i ka blerë Shërbimi për i qeverisë për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta, 46 “pasat” me çmim prej 39 mijë eurosh secili. Sidoqoftë, automjetin më të shtrenjtë e ka blerë Komuna e Strugës dhe ka kushtuar 66 mijë euro. Vlera mesatare e automjeteve të blera nga institucionet shtetërore është 17 mijë euro. Ndër markat e automjeteve bindshëm kryesojnë, “Skoda” dhe “Volkswagen”, nga të cilat janë blerë 100 përkatësisht 88 automjete të reja, përkatësisht pothuajse gjysma e të gjitha automjeteve të blera rishtas janë nga këto dy marka. “Volkswagen” ku kryeson modeli “Passat” me 53 automjete, ndërsa gjysma e automjeteve të blera “Skoda” janë nga modeli “Octavia”, thuhet në hulumtim.

Nga ndërmarrjet, vlerën më të lartë të kontratave e kanë “Porsche Leasing” me 3 milionë euro, “Deluxe-Auto” nga Kumanova me 1.2 milion euro, “Euroimpex” me 890 mijë euro dhe “Josifov” nga Manastiri me 720 mijë euro.

“Konkurrenca në tenderët për blerjen e automjeteve të reja pothuajse nuk ka ekzistuar. Deri në 71 % të tenderëve kishin vetëm një ofertë, pavarësisht numrit të madh të distributorëve të automjeteve të reja në vend. Kjo ngre dyshimin se institucionet shtetërore kryesisht kanë blerë automjete që ata kanë dëshiruar t’i blenë” thuhet në vazhdim të hulumtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button