Patate të pjekura në furrë – krokante dhe të shëndetëshme

Një nga ushqimet që të mëdhenj e të vegjël preferojnë më shumë janë pa dyshim patatet e skuqura, shkruan Agroweb.org.

Gjithësesi mënyra e përgatitjes së tyre i bën ato të dëmshme e të rënda për organizmin, ndaj mënyrat alternative më të shëndetshme janë gjithnjë të preferuara.

Sot AgroWeb.org ju tregon se si të përgatisni patate pikante në furrë që shijojnë njejtë krokante si ato të skuqurat.

Shija e mirë e tyre do t’i kthejë në pjatën më të preferuar të të gjithë tryezës.

Ndiqni recetën si mëposhtë dhe përgatitini edhe ju menjëherë në shtëpinë tuaj.

Përbërësit

2 patate mesatare

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpi hudhër e grirë

1 degë rozmarinë

1 lugë gjelle djathë i grirë kaçkavall

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim ndizni furrën në temperaturën 200 gradë C.

Qëroni patatet dhe prijini në fije të holla siç bëni zakonisht kur i skuqni.

Zhytini në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta para se t’i gatuani dhe më pas thajini me një letër.

Hidhini ato në një enë bashkë me vajin dhe kripën duke i përzier mirë, derisa të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin.

Merrni një tavë, shtrojeni me letër pjekje dhe hidhni aty të gjitha patatet tuaja.

Përhapini ato nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës dhe më pas futini të piqen në furrë.

Si fillim lërini të piqen për 30 minuta derisa të marrin ngjyrë e më pas nxirrini, spërkatini me hudhër, rozmarinë dhe djathë kaçkavall.

Futini sërish të piqen për 10 minuta derisa djathi të shkrijë dhe patatet të jeni bërë krokante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button