fbpx

Tetovë, janë arrestuar pesë persona te të cilët është zbuluar drogë

Policia e Tetovës informon se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme nëpunësit e policisë kanë zbuluar drogë, për ç’arsye janë arrestuar gjithsej pesë persona.

“Rreth orës 16:30, në rrugën Ilindenska në Tetovë, nëpunësit e policisë arrestuan I.H. (42), N.M (61) nga Tetova dhe M.R (40) nga Piroku, Tetovë, sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Ford Mondeo’ me targa të Tetovës, në të cilin ishin transportuar, u gjet heroinë”, njoftoi sot SPB Tetovë.

Rasti i dytë është evidentuar në Leshok disa orë më vonë.

“Rreth orës 22:45, në Leshok të Tetovës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë arrestuan F.S (38) dhe S.A (47) nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Volksvagen Pasat’ me targat e Tetovës, i drejtuar nga F.S, u gjet marijuanë”, informojnë nga policia.

Të gjithë pesë personat janë mbajtur në stacionin e policisë në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close