Angazhim në institucionet publike në RMV, në vend të apanazhës për deputetët dhe funksionarët

Apanazha çdoherë është aktuale pas zgjedhjeve parlamentare dhe është e drejtë ligjore që e shfrytëzojnë deputetët dhe funksionarët e tjerë. Madje edhe të sjellim tani ndryshim në Ligjin për apanazhë, mund të vlejë prej tani e tutje, nuk mund të vlejë në mënyrë retroaktive, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev pas takimit të sotëm të parë zyrtar në Lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë pas formimit të Qeverisë së re, në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkurtohet e drejta e apanazhës për deputetët nga përbërja e kaluar parlamentare.

Parlamenti po mendon për këtë, theksoi Zaev, duke shtuar se çështja e apanazhës është punë e parlamentit, ndërsa politikanët dhe liderët e partive politike do të japin qëndrime të veta rreth kësaj çështje, transmeton MIA.

“Një përqindje e madhe e përbërjes së kaluar të deputetëve do të ketë ofertë nga unë personalisht si kryeministër të sendërtohen në institucionet publike, nuk flas vetëm për vendet e drejtorëve, por edhe për pozitat të cilat do të thonë shfrytëzim të përvojës dhe kapacitetit të tyre, të mund të hyjnë në institucione, të vazhdojnë të krijojnë dhe të punojnë për shtetin e tyre sepse kur kanë kryer funksione më të larta, është e rendit ata njerëz të cilët kanë profile të tyre dhe ekspertiza, të jenë në funksion të shtetit”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ai shtoi se në muajt në vijim do të sillen vendime të tilla dhe shfaqi bindje se mbi 50-60 për qind e apanazheve menjëherë do të shënojnë rënie, sepse, siç tha, pasojnë angazhime të atyre njerëzve.

Lidhur me protestat e banorëve të fshatit Siniçan, komuna e Bogovinës, për realizimin e projektit për ujë të pijshëm, kryeministri Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve theksoi se këto ditë priten raportet për dokumentacionin projektues në bazë të të cilave do të ketë procedura për sigurim të mjeteve financiare dhe të procedurave juridike për marrje të miratimit.

“Nga ajo që jam informuar dje nga shërbimet e Qeverisë, është se tashmë kanë filluar procedurat që të lëshohen gypat për ujitje të fushës sepse kjo është me rëndësi, vera akoma vazhdon dhe që ai sistem së paku të mund të vihet në funksion. Menjëherë sapo të kemi rezultate konkrete rreth dokumentacionit rreth të cilit po punojnë së bashku Qeveria dhe institucionet qeveritare. Së bashku me komunën do ta informojmë opinionin për hapat e ardhshëm”, sqaroi  kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button