fbpx

Zaev-Bërns: Investime të drejtpërdrejta nga SHBA-ja, bashkëpunim në energjetikë, ekonominë digjitale dhe siguri kibernetike

Qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar në partneritetin strategjik me SHBA-në, të cilën do të vazhdojmë ta kultivojmë me energji të re dhe vendosmëri në krijimin e një rritje ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, arsim modern, shtet efikas ligjor dhe institucione të forta për luftë kundër korrupsionit, tha kryeministri Zoran Zaev sot në takimin me ambasadoren amerikane Kejt Mari Bërns.

Sot, Zaev priti ambasadoren Bërns në vizitën e tij të parë në mandatin e ri, e cila  i uroi kryeministrit për rizgjedhjen e tij duke i dëshiruar Qeverisë së re punë të suksesshme në zbatimin e programit me pritje të vazhdimësisë dhe thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Zaev theksoi në takim se ky mandat fillon në një kontekst politik krejtësisht të ndryshëm, shumë më të mirë sesa në vitin 2017, me demokraci të ripërtërirë, me konteste të zgjidhura me fqinjët në vitin kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s dhe pret negociatat me BE-në, transmeton MIA.

“Të ballafaquar me sfidat shëndetësore dhe ekonomike të KOVID-19, të cilat mbeten në krye të prioriteteve,” tha kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin Bërns,  jemi të bindur se ballafaqimi me pandeminë do të përfundojë me sukses, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin aktual me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s për mbështetje të plotë në ndihmë humanitare dhe materiale gjatë krizës.

Gjatë bisedës me Zaevin ambasadorja Bërns tha se ky ishte takimi i tyre i parë si aleatë të NATO-s dhe shtoi se vendi i saj është i gatshëm të ngrit marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin tjetër me mbështetje për investime të drejtpërdrejta nga SHBA, si dhe bashkëpunim në fushën e energjetikës, ekonomisë digjitale dhe sigurinë kibernetike në përputhje me standardet e sigurisë së NATO-s.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close