Pas vizitës së Trumpit, sërish protesta në Kenosha

Qyteti Kenosha në shtetin federal amerikan Wisconsin përsëri është kthyer në skenë të protestave, pas vizitës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestat kundër dhunës policore në Wisconsin, të cilat shpërthyen pasi policia qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake pas shpine, vazhdojnë.

Një grup prej më shumë se 100 personash brohorisnin me slogane “Arrestoni policinë!”.

Trump dje vizitoi Kenosha-n. Ai vizitoi vendet e dëmtuara ose të shkatërruara nga trazirat. Ai gjithashtu premtoi mbështetje për objektet e shkatërruara të biznesit.

Afro-amerikani Jacob Blake u plagos rëndë më 23 gusht në Kenosha.

Në video në mediat sociale tregon policinë që përpiqet të ndalojë Blake të hapë derën e automjetit duke e tërhequr atë për rrobat e tij dhe më pas duke qëlluar 7 plumba në shpinën e tij.

Sipas një deklarate të policisë, policia shkoi në vendin e ngjarjes pasi mori një thirje për një “incident familjar” dhe dëshmitarët okularë që folën për mediat pretendojnë se Blake po përpiqej të ndante dy gratë që po grindeshin ndërsa policia mbërriti në atë kohë.

Avokati Benjamin Crump tha se Blake u qëllua nga policia ndërsa u përpoq të hipte në automjet dhe se në atë kohë tre fëmijët e tij ishin në makinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button