Gratë bjelloruse u bashkohen protestave pas arrestimit të dhjetëra studentëve

Qindra gra protestuan në mënyrë paqësore në qendër të Minskut, pasi më parë forcat e sigurisë arrestuan dhjetëra studentë universitarë të cilët iu përgjigjen një thirrjeje nga opozita e Bjellorusisë për një grevë mbarëkombëtare në ditën e parë të vitit shkollor, njofton REL.

Disa qindra gra u mblodhën pranë Rrugës së Pavarësisë në kryeqytetin Minsk.

Gratë kanë marrë një rol drejtues në më shumë se tre javë protesta kundër sundimit të presidentit, Alyaksandr Lukashenka, shpesh duke formuar kordone për të mbrojtur burrat nga arrestimi.

Më 1 shtator, studentët që mbanin flamuj të opozitës u mblodhën para universiteteve dhe u dyndën më pas në qendër të Minskut.

“1 Shtatori është një ditë e dijes. Bashkohuni në këtë grevë njëditore, mbështesni punëtorët dhe tregojini qeverisë kush është burimi i vërtetë i pushtetit”, tha në një deklaratë ekipi i udhëheqëses së opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button