Ambasadorja Juri Kim kërkon nga Rama, Basha, Kryemadhi përgjegjësi më të madhe gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

Pas fillimit të aktiviteteve në partitë politike shqiptare për zgjedhjen e kandidatëve për listat zgjedhore për deputetë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Juri Kim, u dërgoi letër liderëve të partive më të mëdha në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, transmeton agjencia “Balkan ueb”, shkruan Mia.mk.

Sipas të njëjtit burim, Kim u kërkon atyre të marrin përgjegjësinë për kandidatët dhe ta sigurojnë integritetin e tyre. Ajo u sugjeroi krerëve të partive, veting për kandidatët, ndërsa të jenë në listë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe të respektuar nga ana e votuesve shqiptarë.

“Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të bëjnë veting për kandidatët dhe të kandidojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Ndërsa udhëheqësit e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë funksione nën siglën e tyre”, thekson Kim.

Ambasadorja rikujton se për shkak të ligjit për dekriminalizimit, disa deputetë ose kryetarë të komunave kanë dhënë dorëheqjen ose janë nën hetim.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe qëndrojnë me këdo që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar të veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe pa u ndëshkuar. Ne do të vazhdojmë të përcaktojmë individë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm sipas nenit 7031 (c) gjatë afishimit vjetor. Ju mund të luani një rol në këto përpjekje duke i mbajtur këta individë të njohur, të korruptuar jashtë listës suaj të partisë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si një mik, partner dhe aleat të NATO-s”, shkruan Kim.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa për të caktuar datën, presidenti Ilir Meta ftoi Ramën dhe Bashën për të diskutuar në takime të ndara të premten në rezidencën presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button