Hong Kongu nis testimet masive për Covid-19

Pavarësisht kritikave se nuk është efektiv dhe mund të keqpërdoret, Hong Kongu ka nisur një program falas testimi universal për Covid-19.

Testimi vullnetar në masë po kryhet me ndihmën e stafit mjekësor nga Kina kontinentale.

Nga ana tjetër, një sindikatë punonjësish shëndetësorë e ka kritikuar përpjekjen si një humbje joefikase e burimeve ndërsa aktivistët thonë se mund të përdoret për të mbledhur mostra të ADN-së, shkruan ABC.

Kurse, autoritetet në vend kanë hedhur poshtë kritikat duke i cilësuar si një fushatë shpifjesh.

Deri më tani, Hong Kongu ka arritur që ta mbajë virusin në një nivel relativisht të ulët me pak më pak se 5,000 raste të konfirmuara.

Por, ekziston frika se disa “valë” më të vogla mund të çojnë në një shpërthim më të madh rastesh i cili më pas mund të dalë jashtë kontrollit.

Autoritetet shpresojnë që përpjekja universale e testimit do të japë një pasqyrë të saktë të përhapjes dhe do të ndihmojë në frenimin e epidemisë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button